Qepa është një produkt që ne e konsiderojmë të domosdoshëm në një gatim, mirëpo është lehtësisht i gjindshëm. Madje për fat të keq ka jo pak raste kur kemi parë fermerë që kanë hedhur produktet në kanal për shkak se nuk gjejnë treg. Një panoramë krejt ndryshe është në Filipine. Mund të duket e pabesueshme, por qepa është konsideruar një produkt luksi, i cili kushton më shumë se mishi.
Sipas statistikave zyrtare, çmimi i qepëve u rrit në Filipine në rreth 700 pesos (12.80 dollarë; £ 10.40) për kg muajin e kaluar. Kjo është më shumë se kostoja e mishit dhe paga minimale ditore e vendit të Azisë Juglindore.
“Ne blinim tre deri katër kilogram qepë në ditë. Tani ne blejmë gjysmë kilogrami që është e gjitha që mund të përballojmë,” i tha Znj. Maunes BBC.
Qepët kanë qenë kaq të kërkuara saqë në prill Lyka Biorrey zgjodhi të mbante një buqetë jo me lule, por me qepë në dasmën e saj në Qytetin Iloilo.
“E pyeta dhëndrin nëse mund të përdornim qepë në vend të luleve, pasi pas dasmës lulet do të vyshken dhe do të përfundonin duke u hedhur tutje”,—tha znj. Biorei për një gazetë lokale.
“Pra, pse jo qepë? Është praktike në një mënyrë që mund të përdoret ende pas dasmës,” përfundoi ajo.