A nuk ju ka bërë përshtypje se si gjatë kohës me temperatura të ulëta, ju mund të jeni me xhup dhe ka disa të tjerë që thonë se është shumë vapë ose e kundërta? Epo ky nuk është faji yt dhe s’keni pse të ndiheni keq.
Disa njerëz mund t’i rezistojnë të ftohtit, pavarësisht se sa e ulët është temperatura e mjedisit dhe kjo ka shumë të ngjarë për shkak të gjeneve, argumenton kërkimi i ri nga Victoria Wyckelsma, një studiuese në Institutin Karolinska dhe Peter John Houëeling, kërkues kryesor në Institutin e Kërkimit të Fëmijëve murdoch. Në veçanti, puna tregon se një mutacion i shpeshtë gjenetik në gjenet skeletore të muskujve, ACTN3, i bën njerëzit më rezistentë ndaj temperaturave të ulëta.
Rreth një në pesë njerëz kanë mungesë të proteinës muskulare të quajtur α-actinin-3, një mangësi për shkak të një ndryshimi të thjeshtë gjenetik në gjenin ACTN3.
Studimi i kohëve të fundit i dr. Ëyckelsma dhe Houëeling, të drejtuara në Lituani, Suedi dhe Australi, sugjeron se nëse një njeri ka mangësi të proteinës α-actinin-3, trupi i tij mund të mbajë një temperaturë më të lartë të bërthamës dhe të ftohet më pak kur ekspozohet ndaj të ftohtit, në krahasim me ata që kanë sasi të mjaftueshme të α-actin-3.
Shkencëtarët ekzaminuan 42 burra të moshave 18 deri 40 vjeç nga Kaunasi, Lituania jugore, duke i ekspozuar ata ndaj ujit të ftohtë (14°C) për një maksimum prej 120 minutash ose derisa temperatura e bërthamës së tyre arriti në 35.5°C. Çdo 20 minuta në të ftohtë pjesëmarrësit kishin pushim 10-minutësh në temperaturë dhome, dhe pastaj ndaheshin në dy grupe sipas gjenotipit ACTN3 (nëse kishin apo jo proteinën α-actinin-3).
Sipas rezultateve, vetëm 30% e pjesëmarrësve që kishin proteinën përfunduan 120 minutat e ekspozimit të ftohtë, ndërsa përqindja e atyre që ishin të mangët në α-actinin-3 duruan në masën 69%. Shkencëtarët vlerësuan gjithashtu se sa të dhridheshin pjesëmarrësit gjatë periudhave të ekspozimit ndaj të ftohtit. Ata që kishin mungesë të alfa-actin-3 dridheshin më pak se ata që kishin.
Ky studim tregon se mungesa e ACTN3 përmirëson aftësinë e muskujve për të gjeneruar nxehtësi dhe zvogëlon nevojën për t’u gjatë ekspozimit ndaj të ftohtit. LKjo i ndihmon ata të përballojnë më mirë në klimat më të ftohta.
Pra e thënë më thjeshtë, nëse ke shumë ACTN3 atëherë ke premisa të kesh më shumë ftohtë se të tjerët.