SPAK dhe BKH kanë bastitur në Nikël të Fushë Krujës shtëpinë e Ramazan Rrajës, i cili është nipi i deputetit socialist, Rrahman Rraja. Megjithatë kontrollet kanë qenë pa rezultat.
Nga sa mësohet për Rrajën ka pasur kërkesë për shoqërim të detyrueshëm nga prokurorët e SPAK në lidhje me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja në 1 nëntor 2019, ngjarje në të cilën mbeti i plagosur bashkë me Rrumin e Shijakut dhe mbeti i vdekur shoferi i tij Andi Maloku. Për këtë çështje, në GJKKO po gjykohen Redjan Rraja dhe Edjol Halili, të cilët dyshohet se organizuan atentatin.
Edhe gjatë muajit tetor, Ramazan Rraja u pyet për vrasjen e trefishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës, ku mes të vrarëve ishte kushëriri i Ervis Martinaj, Brilant Martinaj, por më pas u la i lirë.