Një shpërthim u fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e kaluar rreth orës 03:40 në një klub në Panathinaikos në Maroussi në Athinë.
Nga pamjet e publikuara nga Protothema dy persona kanë hedhur lëndën plasëse në lokal dhe janë larguar. Si pasojë e shpërthimit dëme të shumta materiale në tetë dyqane, shtatë shtëpi dhe dy makina të parkuara.
Shpërthimi ka qenë aq i fuqishëm sa ka shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët. Një banor i zonës është ndjerë aq keq pas shpërthimit sa është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ende nuk dihet se kush janë autorët por policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.