Kina duket se nuk po shqetësohet shumë në lidhje me kufizimet që i kanë vendosur shtete europiane duke vendosur që të rihapë kufijtë pas 3 vitesh pandemi.
Udhëtarët kanë filluar që të kenë akses në të gjitha rrugët e udhëtimit, si atë ajror, tokësor dhe detar.
Radhë të gjata u krijuan në aeroportin ndërkombëtar të Hong Kongut për fluturime drejt qyteteve kontinentale, duke përfshirë Pekinin, Tianjin dhe Xiamen dhe disa media të Hong Kongut vlerësuan se mijëra njerëz do të udhëtojnë gjatë ditëve në vijim drejt shteteve të tjera. Investitorët shpresojnë se rihapja përfundimisht do të rigjallëroj një ekonomi prej 17 trilion dollarësh