Një autobus që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund të Gjermanisë është sulmuar me gurë në Serbi. Nga informacionet, fatmirësisht raportohet se nuk ka persona të lënduar.
“Rasti është i vërtetë dhe të gjithë udhëtarët janë mirë dhe nuk ka të lënduar, nuk e dimë saktë se në cilin vend janë sulmuar. Por sulmi ka ndodhur në Serbi”, ka thënë agjencia me të cilën po udhëtonin pasagjerët.
Sulmi i autobusit vjen dy ditë pasi dy të rinj serb në Shterpcë janë qëlluar me armë zjarri.