Mbi 1 orë zgjati takimi i Kryeministrit Edi Rama me Presidentin Bajram Begaj në Presidencë. Ky ishte takimi i parë zyrtar me kreun e shtetit për vitin 2023, takim ky që u pasua nga takimi me krerët e institucioneve të tjera. Takimi me krerët e institucioneve u zhvillua në Pallatin e Kongreseve.
Ndërsa mësohet se në orën 13.00, Edi Rama do të mbledhë krerët e Partisë Socialiste në rrethe.