Vëllai i Madh ka dënuar gjuhën e ashpër dhe ofendimet brenda shtëpisë së Big Brother që banorët kanë përdorur me njëri-tjetrin.
Drejtuesja e spektaklit te Big Brother Vip Albania, Arbana Osmani dha sot mesazhin duke thënë se në fund të kësaj nate do të ketë masa të ashpra për gjuhën fyese.
Dhe në fund të spektaklit, të gjithë banorët shkuan në nominim.
“Natyra e formatit e parashikon që do ketë konflikte, por çështjet duhet të trajtohen me respekt, të ofendosh dikë nuk tolerohet as dhuna dhe bullizmi janë të patolerueshme”, tha Arbana.