EULEX në Kosovë ka njoftuar se po vëzhgon situatën në veri të vendit dhe kanë shtuar praninë në terren për arsye sigurie.
“Ne jemi duke monitoruar nga afër situatën e sigurisë në pjesën veriore të Kosovës përmes pranisë sonë të shtuar në terren”, thuhet në komunikatën e sotme për media.
Pjesëtarët e Polonisë të Njësisë Policore të Specializuar tonë dhe pjesëtarët e Italisë dhe Lituanisë nga Njësia e jonë Policore e Specializuar Rezervë nga Forca Evropiane e Xhandarmërisë janë duke kryer patrullime vëzhguese, përfshirë patrullimet në këmbë në Mitrovicën Veriore dhe Zveçan”.
EULEX tha se vepron konform situatës në terren dhe në bazë të saj vendos për numrin e policëve atje.
“Duke e pasur parasysh situatën e paqëndrueshme të sigurisë në pjesën veriore të Kosovës dhe vendosjen e barrikadave shtesë, EULEX-i rregullisht e përshtatë praninë e tij për ta pasqyruar situatën në terren, si dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in”.