Një derbi për titull! Tirana dhe Partizani do të luajnë këtë të mërkurë derbin e kryeqytetit ku fitorja është një detyrim.
Ndeshje të tilla, marrin gjithmonë rëndësinë dhe motivimin maksimal e aq më tepër kur mes dy skuadrave është një luftë e vërtetë për titullin.
Tirana e Orges Shehit vjen pas humbjes me Teutën, megjithatë sipas trajnerit djemtë janë përgatitur maksimalisht dhe janë gati për ndeshjen.
Nga ana tjetër, Partizani vjen si kryesuese e kampionatit, megjithatë diferenca me vetëm një pikë nga Tirana nuk mjafton për të qenë të sigurt.
Ndërkohë lajme të mira ka për trajnerin Kolela që ka rikthyer në skuadër Hotin dhe Hadrojn.
Në duelin tjetër, Kukësi përballet me Laçin në shtëpi për t’u rikthyer te fitorja ndërsa tre sfidat e tjera janë programuar të enjten.