Mëngjesin e sotëm, ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Mbrojtjes Niko Peleshi, dhe Shefin e Mbrojtjes Gjeneral Kingjin. Në rrjetet sociale, ambasadorja Kim njofton se takimi pa pasur në fokus rishikimin e progresit për të forcuar më tej bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe SHBA-së.
“Ne mezi presim të punojmë ngushtë me Shqipërinë e 2023 për të siguruar që SHBA do të japë mbështetje për trajnime dhe pajisje të plotësojë nevojat, si dhe kërkesat e aftësive dhe ndërveprimit të NATO-s. Gjithashtu mezi presim #DefenderEurope2023. Jemi krenarë që jemi gjithmonë krahperkrah”, shkruan ndër të tjera ambasadorja Kim.
2/2 We look forward to working closely with 🇦🇱 in 2023 to ensure that 🇺🇸 support for training & equipment meets 🇦🇱 needs, as well as #NATO capability & interoperability requirements. Also looking forward to #DefenderEurope2023. We are proud to be always #krahperkrah 💪
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 16, 2022