Mbetet problematike situata e përmbytjeve në Shkodër. Sipas bashkisë së këtij qyteti rreth 2500ha tokë janë nën ujë ndërsa situata është më e vështirë në njësinë administrative Ana e Malit ku janë të përmbytura rreth 1300 sipërfaqe toke. Sipas raportit të fundit në 100 banesa ka prezencë uji në oborret e tyre. Rruga e fshatit Obot mbetet thuajse e bllokuar. Kjo rrugë kalohet vetëm me mjete të larta pasi niveli i ujit është rreth 1.5 metër.
Në qarkun e Lezhës në orët e fundit nuk ka pasur reshje ndërsa rreth 300 ha tokë mbeten nën ujë. Situata është më problematike në Balldren ku janë rreth 270 ha tokë të përmbytura. Nuk ka prezencë uji në banesa.