Dy deputetët e rinj të Partisë Demokratike, Oriela Nebijaj dhe Petrit Doda janë betuar në Kuvendin e Shqipërisë të hënën e 12 dhjetorit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve zyrtarizoi më 1 dhjetor mandatimin e deputetëve të rinj të PD-së.
Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Gjyqësore konfirmoi se të dy kandidatët nuk ishin të dënuar me vendim penal të formës së prerë.
Doda, i cili mbante numrin 32 në listën e Tiranës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021 do të zëvendësojë Alfred Rushajn, ndërsa Nebijaj do të zëvendësojë Grida Dumën.
Në zgjedhjet parlamentare të 2021, Nebiaj siguroi 5 mijë e 606 vota preferenciale, por nuk i mjaftuan për të thyer herësin dhe për t’u futur në Kuvend.
Pasi plotësoi formularin, Nebiaj tha se është privilegj që të përfaqësojë në Kuvend qytetarët që e votëbesuan në zgjedhjet e 2021.
“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër”, shkroi ajo në Facebook.