Lufta e përgjakshme në Ukrainë si pasojë e bombardimeve ruse, sa vjen e bëhet më e egër dhe e pamëshirshme. Mediat e huaja raportojnë se forcat ruse ditën e sotme kanë bombarduar një spital në qytetin e Kherson.
Kreu i administratës ushtarake të rajonit Kherson, Yaroslav Yanushevysh shkroi në telegram Telegram se fatmirësisht nuk ka të lënduar apo viktima, por patjetër që dëme të shumta materiale.
Dy ditë më parë, qyteti i Kherson u granatua 51 herë duke lënë dy persona të vdekur. Muajin e kaluar, trupat ruse u tërhoqën nga ky qytet.