Në bazë të paketës së ndihmës që akordoi Bashkimi Europian në samitin e mbajtur në Tiranë “u dhuruan” 1 miliardë euro për të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipërinë, Serbinë, Bosnjën, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Malin e Zi.
Në bazë të deklaratës zyrtare që dha Brukseli pas takimit u tha se paketa synon adresimin e nevojave në Ballkanin Perëndimor, që pasuan krizën energjetike.
Kjo sipas tyre është mënyra më efektive për të ulur varësinë nga lëndët djegëse fosile ruse, dekarbonizimi dhe për përmirësimin e sigurinë energjetike. Mirëpo nga granti 500 milionë euro Shqipëria përfiton 80 milionë euro, dhe po të bëhet një matematikë e thjeshtë, kuptohet qartë sa pak na është akorduar.
Pjesa e dyte e paketës prej 500 milionë eurosh do të ndahet në tre drejtime, në sektorin privat rreth 230 milionë euro, 100 milionë euro për energjinë dhe 170 milionë euro investime, në të cilat Shqipëria nuk është kualifikuar me asnjë projekt.
Për fatin tonë të keq, Serbia është përfituesi më i madh me 165 milionë euro, Shqipëria me 80 milonë euro, Maqedonia me 80 milionë euro, Kosova me 75 milionë euro, Bonja 70 milionë euro dhe Mali i Zi me 30 milionë euro.
Këto fonde do të ndihmojnë në zbutjen e krizës që ka kapluar shtetet, pavarësisht se këto shuma nuk janë mjaftueshëm.