Tani që Samiti mbaroi, edhe shfaqja mbaroi. Propagandohet se ne jemi si Europa, mirëpo u vërtetua që ne jemi shumë ndyshe nga ata.
Jo se janë më mirë se ne, por ne i mendojmë më mirë se vetja. I pritëm me nderime, bllokuan jetën tonë, rrugët, shkollat dhe transportin publik.
U dha shembulli i një Shqipërie me një Kryeministër që u jargavitet të huajve, se mos japin ndonjë fond, mirëpo mbeti duarbosh.
Ironike ta mendosh se liderët evropian nuk e dinë se cili është Kryeministri i Shqipërisë dhe presidenti i Serbisë. Dhe se vetëm këtu u fol për samitin, pasi botës jashtë nuk i intereson.
I tha se është ngjarje historike, por për çfarë është historike. Çfarë përfitoi Shqipëria, ku fundja BE në politikat e saj as nuk ka ndërmend të zgjerohet. Pra edhe për ca vite të mira do të jemi jashtë familjes europiane.
Ndërkohë, një grusht iu përplas në fytyrë liderit opozitar dhe na goditën në fytyrë të gjithë neve që e kritikojmë këtë regjim.
Sidoqoftë Samiti mbaroi. U duk qartë se Shqipëria nuk mund të bëhet si gjithë Evropa, sepse ka burra shteti që janë ‘properëndimorë’, por që nuk janë aspak proshqiptar.
Tani që Samiti mbaroj, ne populli i thjesht do i kthehemi përditshmërisë, pasi problemet e vërteta qeveria nuk denjon t’u gjejë zgjedhje.