Kriza e kostos së jetesës ka goditur rëndë konsumatorët në vendin tonë në vitin 2022. Madje fatura mesatare vjetore e ushqimeve parashikohet të rritet më shumë. Megjithatë, në muajt e fundit mbizotërojnë diskutimet e rritjes së çmimit të faturave të energjisë duke i lënë qytetarët të dyjëzuar dhe të friksuar se mos fatura në fund të muajit do jetë e papërballueshme për to.
Në fakt, energjia po gërvisht vetëm sipërfaqen e krizës së kostos së jetesës. Por si kanë reaguar konsumatorët në Shqipëri ndaj krizës së kostos së jetesës?
Si përgjigje, buxhetet e familjeve po ndryshojnë, me nevojat bazë si energjia, transporti dhe ushqimi që zënë një pjesë më të madhe.
Paratë e vendosura për kursime dhe shpenzimet e luksit janë shkurtuar në mënyrë drastike. Njerëzit tashmë po blejnë sasi më të vogla, ose po shtyjnë blerjet. Shumica po u drejtohen zbritjeve ose markave më të përballueshme.
Familjet me të ardhura më të ulëta janë goditur më së shumti nga kriza.
Të gjitha të ardhurat e tyre mujore shkojnë për qiranë, ujin, dritat, ushqimin dhe ndonjëherë dhe argëtimin nëse kanë kursyer diçka të vogël. Po çfarë do të thotë kjo për shoqërinë? Pasi dëmi është i madh jo vetëm nga ana financiare, por edhe psikologjike. Trishtimi dhe depresioni lexohet qartë në sytë e qytetarëve kur i sheh duke ecur në rrugë, në kafe ose edhe në autobus.
Mbi të gjitha, tek të rinjtë vihet re hezitimi dhe pamundësia për të ndërmarrë investime për të ardhmen e tyre, qoftë për shtëpi apo aktivitete private në biznes.
Çfarë do bëhet me ne si popull? Apo mos vallë ka të drejtë Berisha kur thotë se qytetarëve po u bëhet “genicid”, pasi tē gjithë po largohen.