Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikim e masave ajrore të paqëndrueshme atmosferike. Moti parashikohet me vranësira dhe intervale kthjellimi.
Pritet të ketë reshje shiu në veriperëndim të vendit me intensitet mesatar. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut priten të jenë me intensitet të dobët të karakterit lokal. Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila në brigjet jugore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s. Valëzimi i forcës 3 ballë.
Temperaturat parashikohen 0 deri 9°C në zona malore, 2 deri 17°C në zona e ulëta dhe 7 deri 17°C në zona bregdetare.