E thjeshtë, me klas, me një kostum të zi ku detajet e vogla bëjnë diferencën. Feminile dhe serioze në të njëjtën kohë.
Nuk ka nevojë të duket sikur po bën paradë mode Meloni për t’u dukur moderne.
Sa nevoje kemi si shoqeri për të tilla leksione?!
Kjo zgjedhje e saj “lë” në hije politikanet shqiptare të cilat jemi mësuar t’i shohim të kuruara në detaje, me ngjyra të ndezura dhe me veshje me çmime qindra mijëra euro. Mendësia e zonjave të politikës shqiptare deri te Givenchy shkon.
Veshja korrekte që i përshtatet ‘kauzës’ ishte gjithçka pamë nga kryeministja e Italisë.
E pranishme në Tiranë në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor, Meloni tha se Shqipëria duhet të mbështetet tek Italia për çdo gjë.
Fjala e Melonit:
Është e rëndësishme të përforcojmë marrëdhënien mes nesh. Itali është e përkushtuar për sigurinë kibernetike dhe jo vetëm. Do të diskutojmë për roaming dhe siç e dini, për këto e shumë të tjera do të mund të mbështeteni tek Italia. Kemi përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos pas sulmit të Rusisë. Duhet të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku, për ekonominë, sigurinë kibernetike dhe çështje të tjera.