Dita e sotme është historike për vendin tonë, pasi për herë të parë në Tiranë do të mbahet samiti BE-Ballkani Perëndimor. Një samit i përmasave të tilla nuk është organizuar asnjëherë në vendin tonë, ku do të marrin pjesë të gjithë liderët europainë.
44 delegacione pritet që të bëhen pjesë e këtij Samiti, kur do të nënshkruhen një sërë marrëveshje mes Shqipërisë dhe vendeve pjesëmarrëse.
Kujtojmë se Samiti është organizuar nga BE, KE dhe KiE, ndërkohë që Shqipëria është vendi pritës i Samitit. Në një dalje të tij disa ditë më parë, Rama theksoi se fakti që Shqipëria është vendi pritës, nuk ishte një zgjedhje rastësore, por është punuar shumë fort nga ana e qeverisë për të pasur një konsideratë të tillë nga vendet e Bashkimit Europian.