Ndarja e supozuar mes Arbenita Ismajlit dhe Feros nga ndjekësit në rrjetet sociale duket se është e vërtetë. Ka qenë vetë reperi ai që e ka konfirmuar diçka të tillë gjatë një video “Live” në Instagram.
Duke mos i kursyer notat tallëse dhe ironike, Fero u shpreh se Arbenita e ka lënë dhe po e vuan shumë këtë fakt. Më tej u shpreh se do t’i dedikojë 10 këngë asaj.
“M’ka lënë Arbenita, jam duke vuajtur. Jam duke vuajtur. Kismet Arbenitës do ja bëj 10 muzika se jam duke vuajtur,”-tha Fero.
Po ashtu nuk ka munguar një reagim as nga modelja, e cila ndonëse jo drejtpërdrejt e ka thënë fjalën e saj. Ajo ka ndarë një video në Instagram-in e saj ku thuhet: “Mendon se janë të rëndësishëm burrat? Për çfarë?”
E gjitha filloi dy ditë më parë kur Arbenita publikoi një video në TikTok duke treguar që ylli brazilian i futbollit Neymar i kishte dërguar një mesazh në Instagram. Në fakt, bëhet fjalë thjesht për një emoji të një fytyre me zemra të dërguar më datë 16 nëntor në orën 22:44 të mbrëmjes, sipas asaj që kuptojmë nga “screenshot-i” i Arbenitës.
Në videon në fjalë, teksa publikoi këtë mesazh, Arbenita shfaqej duke qeshur dhe duke risjellë një nga videot më të famshme të Neymar në TikTok. Por pak minuta më vonë ajo e fshiu videon që u ruajt me shpejtësi nga ndjekësit.