Violinisti i shquar shqiptar Tedi Papavrami dha një koncert në sallën e Teatrit të Operas e Baletit së bashku me pianistin e njohur Philippe Bianconi, në kuadrin e Javës Kombëtare Shqipëri-Kosovë.
Repertori i pasur që ai luajti e bëri koncertin e tij një ngjarje të shënuar kulturore në Tiranë.
Ai po ashtu interpretoi “Baladën” e Pjetër Gacit, duke i dhënë një dimension kombëtar koncertit të tij.