Kryeministri shqiptar Edi Rama është takuar ditën e djeshme me pronarin dhe drejtuesin e exchange-it më të madh në botë për kriptomonedhat, Binance, Changpeng Zhao.
Ka qenë vetë themeluesi i Binance, ai që ka bërë të ditur takimin e tij me Ramën nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Twitter.
Krahas fotos me Ramës ai shkruan: “Jam takuar këtë të shtunë të bukur me kryeministrin e Shqipërisë, zotin Edi Rama. Shtytja e adoptimit të kriptove nuk ndalet kurrë.”
Kush është Changpeng Zhao, shefi ekzekutiv i Binance?
Falimentimi i ftx, një shkëmbim kriptosh i vlerësuar dikur në 32 miliardë dollarë, ka lënë shumë njerëz në gjendje të mjerueshme. Por një gjigant i kriptove, dhe njeriu që e drejton atë, është më i fortë se kurrë të paktën tani për tani.
Binance njihet si shkëmbimi më i madh i kriptomonedhave në botë dhe Changpeng Zhao, bashkëthemeluesi dhe shefi i saj 45-vjeç, ka triumfuar mbi një rival më të ri, më karizmatik në Sam Bankman-Fried, kreu i ftx që tashmë ka falimentuar.
Pasuria e Zhao vlerësohet në 17 miliardë dollarë.