Ndeshja e xhiros së dytë në Grupin C, mes Argjentinës dhe Meksikës përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 2:0.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar, ku të dy skuadrat nuk sulmonin dhe ishin të mbyllura.
Pjesa e dytë filloi ndryshe për Argjentinën, pasi ata filluan të rrezikojnë portën e Meksikës.
Në minutën e 64-të, ishte lideri argjentinas, Lionel Messi, i cili i dha epërsinë kombëtares së tij.
Për të siguruar fitoren, u kujdes mesfushori Enzo Fernandez, i cili shënoi një super gol në minutën e 87-të.
Momentalisht në Grupin C, janë tre ekipe me nga tre pikë, Argjentina, Arabia Saudite dhe Polonia.
Rekord
Lionel Messi ka shënuar po aq gola në Kupën e Botës sa Diego Maradona (8), pas goditjes së bukur jashtë zonës me Meksikën.
Vetëm Gabriel Batistuta (10) ka shënuar më shumë për Argjentinën në turne në përgjithësi.
Lionel Messi, pasi startoi për Argjentinën kundër Meksikës në ndeshjen e tyre të dytë të Grupit C në Kupën e Botës FIFA, barazoi rekordin e legjendës Maradona si argjentinasi me më shumë paraqitje në Kupën e Botës.
Messi dhe Maradona tani kanë 21 paraqitje në Kupën e Botës.
Pika historike vjen një ditë pas përvjetorit të vdekjes së Diego, kur dy herë fituesi i Kupës së Botës ndërroi jetë dy vjet më parë, më 25 nëntor 2020.
35-vjeçari ka kaluar rekordin e ish-bashkëlojtarit të Barcelonës dhe Argjentinës, Javier Mascherano, i cili më parë ishte i dyti me 20 paraqitje në skenën më të madhe të futbollit ndërkombëtar.
Pasi e filloi karrierën e tij në vitin 2005, Lionel Messi ka vazhduar të bëhet tashmë lojtari i Argjentinës me më shumë paraqitje (167) dhe gola (93). Megjithatë, një ëndërr që ende nuk është realizuar për sulmuesin e Paris Saint-Germain është fitimi i Kupës së Botës, diçka që Maradona e bëri dy herë.