Ndeshja mes Francës dhe Danimarkës në xhiron e dytë të Grupit D në Kupën e Botës, ka përfunduar me fitoren e këtyre të parëve, me rezultat 2:1.
Dueli ishte kryesisht i dominuar nga Franca, të cilët patën mundësi të shumta që nuk i shfrytëzuan.
Në pjesën e parë, Franca dominoi në çdo gjë, por nuk arriti të shënonte.
Në pjesën e dytë, në minutën e 61-të, Kylian Mbappe shënoi golin e parë të ndeshjes.
Pas vetëm shtatë minutave nga zhbllokimi i ndeshjes, mbrojtësi i Barcelonës, Christensen, shënoi me kokë për të barazuar rezultatin.
Por, në minutën e 86-të, Kylian Mbappe shënoi përsëri për t’i dhënë një fitore shumë të rëndësishme Francës.
Me këtë gol, Mbappe barazoi Lionel Messi-n me shtatë gola të shënuar në Botëror.
Franca radhitet e para me gjashtë pikë, ndërsa Danimarka e treta me një pikë.
Në pozitën e dytë është Australia me tre pikë, të cilët do kenë një ndeshje direkte kundër Danimarkës.