74 vota pro nga shumica parlamentare.
Kaq mjaftuan për të miratuar marrëveshjen për portin e ri turistik të Durrësit.
Tanimë i hapet rruga projektit madhor, i cili do të shohë investimin prej 2 miliardë dollarësh nga investitori i Emirateve, Muhammed Alabbar.
Projekti për Portin e Durrësit do të zhvillohet nē një sipërfaqe trualli prej 812 mijë e 600 metrave katrorë.
Në të parashikohet të bëjnë pjesë 12 mijë apartamente dhe dy hotele me 850 dhoma në tërësi.
Projekti parashikon gjithashtu 80 mijë metra katrorë hapësira të gjelbra, ose hapësira të hapura, si edhe një gjatësi plazhi prej 700 metrash.
Faza e parë pritet të nisë në vitin 2023 dhe të zgjasë pesē vjet.
Marrëveshja ka njē jetëgjatësi prej 35 vitesh, nga e cila Qeveria përfton 33.3% të dividentit.