Ndryshime në Instagramin e Jennifer Lopez. Brenda pak minutash, Lopez fshiu çdo postim dhe video nga profili i saj në Instagram, duke lënë gjithashtu një figurë të zezë në foton e saj të profilit. Menjëherë në Twitter nisën spekulimet me fansat e këngëtares dhe aktores që po përpiqeshin të kuptonin se çfarë fshihej pas këtij ndryshimi.
Siç shpjeguan disa nga fansat e Jennifer Lopez-it, javët e fundit 53-vjeçarja ka kthyer në albumet e mëparshme me historitë e saj. Madje, së fundmi ajo ka shpjeguar se ka rreth 10 vite për të nxjerrë një album muzikor dhe dëshiron që së shpejti bota të dëgjojë albumin e saj të 9-të, ku do të përfshijë gjithçka që e karakterizon si artiste.
Ka shumë gjasa që profili në Instagram të jetë vënë në sfond të zi për të përgatitur publikun për punën e saj të re muzikore.