Pushimet e një turisteje 45- vjeçare argjentinase në Bregun e Amalfit janë kthyer në tragjedi. Gruaja, detajet personale të së cilës nuk dihen ende, po fotografonte stuhinë në fjordin e Furore, një qytet bregdetar, kur një dallgë gjigande e ka tërhequr në det. Edhe bashkëshorti i saj përfundoi në ujë por u shpëtua.
Burri i viktimës është 52 vjeç, edhe ai njësoj si gruaja është pushtuar nga vala dhe është tërhequr zvarrë në ujë, por edhe falë ndihmës së një banori ka arritur të shpëtojë veten dhe është shtruar në spital për analiza në Castiglione në Ravello. Gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën. Dy argjentinasit ishin me pushime në Positano, shkruan Tg Com.
Çifti ndodheshin në plazhin e Furores për të bërë disa foto nga stuhia, kur u befasuan nga një dallgë e baticës. I pari që solli ndihmë, siç u përmend, ishte një banor i cili hodhi një litar drejt tyre, burri arriti ta kapte ndërsa gruaja u tërhoq zvarrë nga uji. Trupi i viktimës, i dërguar në kalatën e Amalfit, u gjet më pas nga ushtarët e rojes bregdetare me ndihmën e një varke që i përkiste grupit të varkave Amalfi.