Ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është një nga 40 fituesit e degës së Masterit Ekzekutiv në Kriminologji, pranë Fakultetit të Drejtësisë.
Emri i tij renditet i 4-ti në listën e fituesve.
Nano u diplomua fillimisht në Akademinë e Policisë “Arben Zylyftari” në vitet 1999- 2002, ku pas diplomimit mori titullin “Specialist i Lartë Policie”.
Në vitet 2006- 2009 u diplomua me titullin “Jurist”, ndërsa në vitet 2009-2011 kreu studime pasuniversitare në fushën juridike pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi”, Shkodër.
Në fund të muajit gusht, Gledis Nano dha dorëheqjen pas një përplasjeje të hapur me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe ministrin e Brendshëm.
Në vend të tij u emërua Muhamet Rrumbullaku.