Një lajm do të qarkullonte në media, për një bashkëpunim të mundshëm mes portalit të shërbimeve publike (qeveritar) e-Albania dhe sektorit bankar në Shqipëri.
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) do të reagonte fill pas këtyre aludimeve duke i hedhur poshtë”.
Sipas AKSHI-it, procesi që ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania.
“e-Albania, nuk ka asnje lidhje me të dhënat e llogarive bankare. Në sqarim të lajmit, publikuar në media për një bashkëpunim mes portalit e-albania dhe sektorit bankar në Shqipëri, AKSHI, bën me dije dhe garanton qytetarët shqiptarë se ky proces që AKSHI ka nisur me bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë ka për qëllim përmirësimin e digjitalizimit të pagesave për shërbimet publike të ofruara nga e-Albania”, thekson njoftimi.
Akshi vëren se platforma e-Albania nuk ka asnjë lidhje me të dhënat bankare.
Kjo, pasi procesi i marrjes së shërbimit dhe pagesës së tij kryhen në dy platforma krejt të ndryshme nga njëra- tjetra, ndërsa njëra jep shumën për t’u paguar, tjetra konfirmon pagesën, pa asnjë akses në të dhënat reciproke.