Berisha: Përmbytja është qeveritare dhe akt i mirëfilltë kriminal, do vijë koha që do bëhen përgjegjës Rama e Balluku e hajdutë të tjerë që lejuan këtë katastrofë. Kur kjo katastrofë ka vetëm shkak vjedhjen dhe keqmenaxhimin e kaskadës nga vjedhja. Fshehtas hapën tunelin dhe nuk lajmëruan, duke future thik pas shpine duke i thënë qytetarëve nuk ju mbytëm ne por shiu. Ata janë përgjegjës që hapën këtë dhe kanë detyrim ligjor. Spahia i bëri thirrje KESH-it dje por ata vepruan fshehtas. Një javë më par u mbyll një gjyq, cfarë ishte ai, për vrasjen nga ndërtesa të rrënuara në tërmetin e shtatorit 2019, të cilat u bënë të pabanueshme por banorët u lanë po aty që tu mirrte shpirti tërmeti i nëntorit, u bë për të vjedh fondet që duheshin për të sistemuar e meremtuar.