Kryeministri shqiptar Edi Rama u takua me homologun kanadez Justin Trudeau dhe presidentin francez Emmanuel Macron në premisat e Samitit të Frankofonisë.
Ky i fundit, mbahet në Tunizi në datat 19 dhe 20 nëntor.
Kreu i qeverisë është pritur fillimisht nga presidenti i Republikës së Tunizisë, Kais Saied.
Këtë fundjavë, rreth tridhjetë liderë, të shoqëruar nga shtatë drejtues të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale priten në Tunizi në kuadër të Samitit të Frankofonisë, i cili po zhvillohet në Xherba.
Pas dy shtyrjeve, për shkak të COVID-19 në 2020 dhe grushtit të shtetit të presidentit tunizian Kaïs Saied në vjeshtën e vitit 2021, ky takim do të festojë me pak vonesë pesëdhjetë vjetorin e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë (OIF), e krijuar në vitin 1970.
Kjo e fundit, bashkon 88 anëtarë dhe prej të cilave Tunizia ishte një nga vendet themeluese nën presidencën e Habib Bourguiba-s.