Isuf Koka është biznesmeni shqiptar i cili u mbrojt me armë zjarri pranë statujës së heroit kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut në Shkup. Ai shtiu tre herë në ajër për të larguar maqedonasit nga prona e tij, të cilët ishin afruar për ta dëmtuar.
Policia u vonua të reagonte dhe ai i ndje i detyruar të shtinte me armë duke mbledhur rreth vetes edhe shqiptarë të tjerë për të trembur huliganët. Këta të fundit hodhën sende të forta drejt hotelit të tij. Protestuesit u larguan, por pasojat për Kokën ishin të mëdha.
Hristijan Mickoski, lideri i opozitës maqedonase ka deklaruar se biznesmeni shqiptar donte ta vriste pavarësisht se ky i fundit nuk ishte afër tij apo ngjarjes fizikisht.
Zudi Koka, vëllai i biznesmenit shqiptar është shkarkuar nga kryetarja e qytetit të Shkupit. Ai mbante postin e kryetarit të Drejtorisë për Higjienën Komunale, i emëruar nga partia shqiptare në pushtet Aleanca për Shqiptarët.