Mbarë opinioni publik në Kosovë dhe Shqipëri është tronditur nga dhuna që punonjësja Aurona Pelaj ka ushtruar ndaj të moshuarës në një azil në Pejë, Kosovë.
Punonjësja shihet duke goditur me shpulla dhe këmbë në bark të moshuarën ndërsa vajzat e tjera e filmojnë dhe qeshin.
E moshuara është nëna e dëshmorit Taulant Nura. Sakaq mediet në Kosovë raportojnë se e moshuar ndodhet ende në azil, dhe se të afërmit e saj janë në pritje të një dokumenti për ta nxjerre atë nga azili i të moshuarve.
Gazetarja e T7 thotë se ka folur me të moshuarën, e cila është në gjendje të rëndë psikologjike.
“Ajo ishte duke qarë dhe nuk mund të fliste më shumë”, tha gazetarja.
Ajo tregoi se familjarët e saj ishin në gjendje të rëndë, po ashtu.