Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, qeveria e së cilës është më e djathta e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore, njoftoi rregullat për të ashpërsuar dënimin me burgim të përjetshëm për krimet e lidhura me mafien dhe një goditje ndaj festave të paautorizuara ‘rave’ pas mbledhjes së parë të kabinetit të saj.
“Jam krenar që dekreti i parë i miratuar nga kjo qeveri është për drejtësinë, kjo është shumë simbolike për mua”, u tha Meloni gazetarëve në Romë.
Dekreti i miratuar të hënën gjatë mbledhjes së parë të kabinetit e bën më të vështirë lirimin e të dënuarve të lidhur me mafien që vuajnë dënimin e përjetshëm, një çështje politike përçarëse.
Qeveria zbuloi gjithashtu një vepër të re penale për festa të paligjshme rave, me një dënim deri në gjashtë vjet burg. “Ne nuk do të jemi të verbër kur bëhet fjalë për sigurinë,” tha Meloni.