Oriola Marashi është një nga emrat më të përfolur në showbizin shqiptar
Sidomos pas ndarjes nga futbollisti Eros Grezda, ndjekësit janë të interesuar për çdo informacion nga jeta e modeles seksi. Së fundmi e ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up”, mamaja e Oriolës, Xhoi Jakaj ka rrëfyer disa detaje mjaft interesante nga fëmijëria e modeles. Jakaj u shpreh se që në vogëli ajo e dinte që Oriola do të bëhej lidere në punën që do të bënte. Madje e pyetur për këshillat që i ka dhënë tregoi, se dëshirat nuk realizohen gjithmonë dhe Oriola që e vogël i rreshtonte djemtë dhe vajzat poshtë pallatit për të bërë sfilata.
“Nuk përputhet ndonjëherë këshilla me dëshirën e prindërit. Që në vegjëli unë Oriolën edhe Xhulian i shikoja si dy vajza të ndryshme. Xhulian e shifja gjithmonë me një dosje poshtë krahut që shkonte studionte gjithë gjuhët e huaja, që i kishte pasion. Kurse Oriolën, jo se mendoja unë se do të bëhet modele, por ishte një vajzë karakter i fortë që rreshtonte gjithë vajzat e djemtë para pallatit, që bënte sfilata. Pastaj bënte ushtaraken që u jepte ndonjë mjet në dorë, sajonte lodra. Dhe unë e dija që Oriola në çdo gjë që bën do të jetë lidere. Unë e orientova shumë tek muzika klasike, por jam e lumtur që Oriola është e plotësuar në gjënë që ka dashur më shumë. Dhe Oriola mua shpesh më ka thënë që mua mami më mori ky pasion dhe këtë po e bëj mirë. Meraku im sot është që profesionalisht në atë që ke studiuar duhet ta ndjekësh,”- u shpreh Xhoi Jakaj.
Ju kujtojmë që modelja i dha fund rreth një vit më parë lidhjes së konsoliduar që kishte me futbollistin Eros Grezda. Pas kësaj romance, Oriola nuk ka preferuar të japë për publikun detaje nga jeta e saj personale. Megjithatë ajo vijon të jetë aktive në rrjetet sociale, ku merr edhe vëmendje të madhe.