Ish-Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe është qëlluar me armë zjarri teksa mbante një fjalim në qytetin Nara, sipas zyrtarëve.
Sekretari kryesor i kabinetit Hirokazu Matsuno u tha gazetarëve të Premten se ai nuk e dinte gjendjen e Abe, por transmetuesi publik NHK, duke cituar departamentin lokal të zjarrfikësve, tha se 67-vjeçari “nuk po tregon shenja jetike”.
Matsuno tha se Abe ishte qëlluar rreth orës 11:30 të mëngjesit (02:30 GMT) dhe tha se “një akt i tillë barbarie nuk mund të tolerohet”.
NHK, duke cituar policinë japoneze, tha se Abe dukej se ishte qëlluar nga pas me një armë gjahu dhe tha se reporteri i tij në vendngjarje dëgjoi “atë që dukej si një armë që u shkrep dy herë”.
https://twitter.com/Global_Mil_Info/status/1545264228814258176?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1545264228814258176%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=http%3A%2F%2Fgazetashqiptare.al%2F2022%2F07%2F08%2Fvideo18-ishte-duke-folur-ne-nje-takim-elektoral-momenti-fatal-kur-ish-kryeministri-japonez-qellohet-arme-dhe-neutralizimi-atentatorit%2F
Transmetuesi publikoi pamjet që tregonin Abe të rrëzuar në rrugë, dhe disa roje sigurie vraponin drejt tij. Abe po mbante gjoksin kur u rrëzua, me këmishën e lyer me gjak.
Agjencia tha se ish-kryeministri, i cili ishte në Nara për fushatën përpara zgjedhjeve të së dielës për dhomën e lartë të parlamentit, u sulmua në një rrugë pranë stacionit Yamatosaidaiji në Nara.
Një i dyshuar 41-vjeçar është ndaluar nën dyshimin për tentativë vrasje, tha NHK. I dyshuari, i cili u identifikua si Yamagami Tetsuya, mbante një armë, të cilën policia e konfiskoi, shtoi ajo, shkruan Al Jazeera.
Abe shërbeu si kryeministër i Japonisë nga dhjetori 2012 deri në shtator 2020, duke e bërë atë kryeministrin më jetëgjatë të vendit.