Korçë- Policia e Shtetit në bashkëpunim me policinë e Korçës, Elbasanit dhe Durrësit kanë kryer mbrëmjen e sotme megaoperacionin e koduar ‘Knock Down 2’.
Janë lëshur 32 urdhër-arreste nga Gjykata nga të cilat janë ekzekutuar vetëm 23 persona, ndërkohë që 9 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar 700 gram kokainë, disa lloje të tjera droge, shuma monetare dhe paisje te tjera.
Sipas njoftimit të policisë, personat e arrestuar dhe ato të shpallur në kërkim funksiononin si grup i strukturuar kriminal.