Personi që shihni në foto është Rufat Kasamaj, 36-vjeçari shqiptar i cili është arrestuar pasi ka përdhunuar një 15-vjeçare në një qendër tregtare të njohur në Westfield Stratford në Londër.
Kasamaj përdhunoi 15 vjeçaren e cila ishte në gjendje të dehur.
‘The sun’ raporton se ai e ka marrë vajzën nga qendra tregtare, e ka dërguar në një rrugicë të izoluar e më pas e ka përdhunuar.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 22:30 të datës 4 shtator 2021, teksa ajo ishte “nën efektin e alkoolit” u afrua nga Kasamaj, i cili u kap nga kamerat e sigurisë duke e vëzhguar.
Shqiptari u deklarua fajtor për akuzën e përdhunimit të një vajze 15-vjeçare.