Moderatorja Armina Mevlani duket se e vazhdon dasmën e saj me djalin e ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzenin. Në fjalën e saj në emisionin “Goca dhe Gra”, Armina Mevlani tha se gjatë fundjavës së shkuar kishin shkuar në Como të Italisë, ku edhe kishin bërë një sesion fotografik.
Për fotot, ajo tha se do i ndante shumë shpejt në rrjetet sociale.
“Tani më ngeli, nuk isha në muaj mjalti. Kaluam një fundjavë, u kthyem në identitetin e lidhjes tonë. Shkruam prapë tek i njjëti vend. Bëmë një set fotografik që do e ndajmë së shpejti. doja diçka më intime, shkëmbyem betimet edhe njëherë. Do i shihni fotot shumë shpejt,”-tha Armina Mevlani.
Armina Mevlani dhe djali i kryedemokratit, Sali Berisha, Shkëlzeni kurorëzuan dashurinë e tyre në një dasmë madhështore më 25 shtator. Të dy, u martuan në vitin e dhjetë të lidhjes e u shfaqën të veshur në stil ‘vintage’. Makina që shoqëroi nusen ishte gjithashtu i të njëjtit stil, i llojit “Lincoln”.