Policia italiane ka arrestuar shqiptarin, i cili dyshohet se është autor i dyshuar i vrasjes në marokenit në Itali më 23 tetor.
Shqiptari dyshohet se ka vrarë më pistoletë 45-vjeçarin maroken Abderrahimi Elkharmoudi.
Viktima, sipas asaj që u rikonstruktua në hetimet e karabinierëve, kishte pasur një sherr në një lokal të qytetit me një grua, e lidhur mesa duket me shqiptarin, shkruan Ansa.
Ky i fundit i pyetur sot nga hetuesit ka shfrytëzuar të drejtën për të mos u përgjigjur. Arrestimi u bë me urdhër të prokurorit Pasquale Addesso.
Shqiptari pas vrasjes dyshohet se ishte arratisur drejt Shqipërisë, por më pas ishte kthyer në Itali.
Si prova kundër tij janë edhe pamjet nga kamerat e vëzhgimit.