Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar se Kosova është në Bashkimin Evropian.
Ajo, pas takimit që pati sot me presidenten Vjosa Osmani në një konferencë për media, ka thënë se ripërsërit që BE-ja nuk është e plotë pa Kosovën brenda saj, njofton Klankosova.tv.
“Vendi i Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe jam shumë e bindur për këtë. Ju po e dëshmoni këtë për çdo ditë, gjithmonë do të them se Evropa nuk është e plotë pa Kosovën”.
“Kjo është shumë e qartë, me luftën e Rusisë ndaj Ukrainës marrëdhëniet tona me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor janë gjithnjë më të forta dhe më të rëndësishme”.
“Ato duhet të intensifikohen është një investim në paqe, stabilitet, në prosperitet të kontinentit tonë kështu që ju sigurojmë që BE është i përkushtuar më shumë se kurrë në procesin e zgjerimit, aq sa mundemi për t’iu bashkuar BE-së”, ka thënë Von der Leyen, shkruan Klan Kosova.
Presidentja e KE-së ka thkesuar gjithashtu se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave.