Kënga më e re e Shakirës ‘Monotonia’ duket se flet për përvojën e keqe që ajo ka kaluar pas ndarjes nga futbollisti Gerard Pique. Kënga që ajo këndon se bashku me këngëtarin Ozuna ka prekur jo vetëm futbollistin por edhe partneren e tij të re.
Fansat e Shakirës bënë me dije se partnerja e re e Pique, Clara Chia Marti ka marrë vendimin për mos shkuar më në kompaninë e Pique, ku më parë punonte dhe ishte aty ku u njoh me futbollistin.
Sipas gazetarit Jordi Martin, Clara Chia Marti e ka përjetuar keq publikimin e këngës.
“Clara nuk shkon më as në punë dhe e bën nga shtëpia. Nuk ka forcë. Por vendimi nuk ka ndikuar në marrëdhënien e saj me Pique. Disa ditë më parë kur futbollisti organizoi një festë më kolegët e punës, Clara ishte aty dhe dukeshin shumë të lumtur së bashku” .
Futbollisti 35-vjeçar është larg paraqitjes më të mirë të mundshme në fushë. Shumë nga tifozët e ekipit Barcelonës kërkojnë që mbrojtësi të largohet nga pozicioni i tij dhe të zëvendësohet nga një lojtar tjetër.