Policia e Tiranës ka publikuar pamjet me dron që kanë zbuluar shkelës të qarkullimit rrugor në kryeqytet.
Sikurse shihet në videon e shpërndarë në faqen e Policisë në rrjetet sociale, kryesisht këto shkelje lidhen me ndërrimin e korsisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Në këto pamje të monitorimit me “Dronin edukues” evidentohen drejtuesit e mjeteve që nuk respektojnë rregullat e pozicionimit të mjeteve në korsinë e duhur, sipas drejtimit të lëvizjes. Kujdes! Ndryshimi i drejtimit apo i korsisë duhet të kryhet në përputhje me parashikimet e nenit 152 të Kodit Rrugor. Ec me kujdes, respekto rregullat e qarkullimit rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë.