Robert Berisha, bëri dje një postim të dyshimtë në “Instastory”, ku bëri lëmsh rrjetin. Ai ndau me ndjekësit e ti një fotografi ku dukej i kapur dorë për dore me një vajzë që nuk preferoi t’ia zbulonte identitetin.
Mirëpo çfarë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve ishte përshkrimi i imazhit, ku shkruhej “L-eft & R-ight forever (majtas dhe djathtas gjithmonë). Veçimi dhe shkrimi me kapitale i shkronjave “L dhe R” që përkojnë me emrin e tij dhe të ish të dashurës Laureta Maqedoncit ngjalli dyshime se mos kjo ishte një lëvizje nga ana e moderatorit për një bashkim me Lauretën.
Pas gjithë zhurmës që u krijua në media, së fundmi ka reaguar edhe Roberti.
“O portale o llokuma. Mos u nxehni e mos kërceni si siguresë se s’ka mbet njeri me luajtur me ju. Prap se prap babaushi ju do shumë, që kur nuk u mësuat me mua. A e dini pse? Se Robi plaket kur do vetë. Majtas, djathtas gjithmonë,”-shkruan Berisha në reagimin e tij.