“Bota nuk duhet të humbasë kohë, por të ndihmojë ukrainasit të rindërtojnë sa më shpejt vendin e tyre”
Kështu ka deklaruar presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen , duke shtuar se BE synon të koordinojë masat e rindërtimit në vend përmes një sekretariati.
“Nuk kemi kohë për të humbur, përmasat e shkatërrimit janë të pabesueshme. Banka Botërore vlerëson koston e dëmit në 350 miliardë euro”, vuri në dukje presidentja e Komisionit Europian në deklaratat e saj në konferencën për rindërtimin e Ukrainës që po mbahet në Berlin.