Këngëtarja Enca gjithmonë ka qenë në fokusin e publikut për jetën që bën, por ajo ka qenë gjithmonë e rezervuar për jetën e saj private. Së fundmi, në rrjete sociale po qarkullojnë fjalë se ajo ndodhet në një lidhje.
Më herët, Enca ka publikuar një “Ask me a question” në Instagram, ku një prej ndjekësve e ka pyetur për një lidhje të mundshme.
“Ndoshta po, ndoshta jo”, ka shkruar Enca në gjuhën angleze, teksa ka postuar një foto të dorës së saj, të bashkuar me dorën e një djali misterioz. Kështu ka lënë të hapur opsionin se ndoshta e ka gjetur personin e zemrës.