Ukraina u kundërpërgjigj të enjten ndaj Silvio Berlusconit pasi ish-kryeministri italian vlerësoi presidentin rus Vladimir Putin.
“Ai duhet të jetë nën ndikimin e vodkës ruse”, tha Mykhailo Podolyak, një këshilltar i zyrës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, duke shkruar në italisht në Twitter.
Berluskoni është “rilidhur” me Putinin dhe e ka përshkruar veten si një nga “pesë miqtë e vërtetë të presidentit rus”, sipas një regjistrimi audio të publikuar në mediat italiane në fillim të kësaj jave.
Podolyak vlerësoi kryeministrin e ardhshëm të Italisë, të djathtën ekstreme Giorgia Meloni, e cila goditi Berlusconin pas komenteve nxitëse të ish-liderit.
“Çdo krizë hap rrugën për liderët e vërtetë,” dhe Meloni “demostron se cilat janë parimet e vërteta dhe kuptimi i sfidave globale. Secili zgjedh rrugën e vet”, shtoi Podolyak.
Ambasada e Ukrainës në Itali tha se ishte “e pikëlluar” për të lexuar komentet e Berlusconit që i përshkruan ato si “deklarata autoritare imperialiste”.