Një djalë nga SHBA ka bërë veprimin që çdo vajzë do ta ëndërronte kur është në një marrëdhënie. Gjatë një lojë hokej që luhej mes Islander dhe Panthers, ai i ka propozuar të dashurës së tij, gjë e cila bërë që e gjithë tribuna të elektrizohej dhe të duartrokiste. Me trikon e hequr dhe i ulur në gjunjë ai ka nxjerrë unazën por duket se kjo gjë e ka kapur vajzën të papërgatitur. I riu kishte shkruar në kraharorin e tij ‘Thuaj po’. Ajo iu afrua, i kapi duart dhe i pëshpëriti diçka e më pas u largua papritur nga tribuna.
Komente të shumta pasuan në videon e publikuar ku shumica ishin konfuzë nëse vajza tha ‘po’ apo ‘jo’, por nga veprimi i saj, duket se gjërat nuk kanë shkuar siç kishte planifikuar djali.
— Roger Farina ❌ (@roger_farina) October 14, 2022