Ylli i PSG-së, Neymar, babai i tij, ish-drejtuesit e Barcelonës dhe ata të Santosit u paraqiten sot në gjyq, pasi akuzohen se kryen mashtrime në kohën kur braziliani iu bashkua klubit katalanas nga Santos në vitin 2013.
Sipas ‘Sky Sports News’ gjyqi u zhvillua sot në Barcelonë dhe ende nuk ka një vendim, pasi do ketë seanca të tjera.
Ata akuzohen se fshehin koston reale të transferimit të lojtarit me qëllimin për të mos paguar paratë që DIS, një kompani private braziliane, thotë se i detyrohen si pronarë të ligjshëm të 40% të të drejtave të lojtarit të Neymar.
DIS po kërkon që Neymar, babai i tij që vepron si agjenti i tij, dhe ish-drejtuesit e Barcelonës, Sandro Rosell dhe Josep Bartomeu, të dënohen me pesë vjet burg.
Të gjithë të akuzuarit kanë mohuar shkeljet. Gjyqi pritet të zgjasë deri në fund të tetorit. Neymar duhet të marrë një lejë të posaçme nga gjykata që të paraqitet në Botëror me Brazilin.